Ekskluzive! I dënuar për masakrën e Urës Vajgurore me katër policë të vrarë! Dërgohet në 41 biss autori
13/12/2024 14:47
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me urdhër të SPAK, firmosi futjen në regjimin e ashpër të një tjetër të burgosuri.
Sipas burimeve të sigurta të gazetares Anila Hoxha, i burgosuri është Fran Marashi, i cili sot futet në 41 biss. Ai akuzohet për masakrën e Urës Vajgurore të 1997, në të cilën u vranë katër efektivë policie dhe disa të tjerë u plagosën.
Ai po rigjykohet, pasi ishte gjykuar në mungesë, ndërkohë që ka tentuar të arratiset më pas nga burgu i Drenovës së bashku me 7 të dënuar.
Top Channel