Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Babaramo në Top Story: U drejtua Gjykata Kushtetuese deri më sot si shoqata e skive

12/12/2024 22:54

Analisti Ilir Babaramo i ftuar në emisonin Top Story në Top Channel komentoi opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ai ironizoi Gjykatën Kushtetuese duke e cilësuar shoqatë çiklizmi dhe skish gjatë debatit në studio.

Babaramo: Regjimi ne sistemin qe jetojmë, politik dhe parlamenti si institucion i saj. Aty përcaktohet gjithçka, që nga buxheti i shtetit, e ardhmja e çdo institucioni. Mirëpo për fat të keq shikojmë se nga shumica qeverisëse parlamenti shikohet si një gjë e bezdisshme, që kot e kemi. Ndërsa nga opozita si një vend për të shfryrë komplekset e tyre. Jemi shume larg asaj jete parlamentare që duhet të ketë një vend normal. Cilat janë instrumentat që ka opozita në një republikë parlamentare? Janë interpelancat dhe komisionet hetimore parlamentare.

Dhe këto lihen në kapriçon e një personi që dro t’i jap, dro s’ti jap, ndërkohë që ato t’i jep kushtetuta, t’i jep qenia e parlamentit. Nuk është shpjegim ky që dha zonja Spiropali, shpjegimin ia dha kryeministri 1 javë më parë kur tha: Unë me këtë B-në nuk dal në interpelancë pa mbyllur çështjen që ka në SPAK.
Ajo është një hesap personal që kanë ata me njëri tjetrin. Ti si kryeministër ke detyrimin kushtetues të shkosh në intepelancë kur të thërret kryetari i grupit parlamentar të opozitës më të madhe në vend. Nuk janë të fortët e lagjes aty që nuk ulem unë me ty në kafe se ti më ke sharë vëllanë. Ku po shkojmë?

Nëse gjithçka ngelet në humorin e një njeriu, nuk vlen të kemi më institucione. Siç ndodh tani te gjykata kushtetuese, që çon mandatet e saj në komisionin e Venecias. E kupton sa qesharake është. Për të bërë interpretimin e ligjit me të cilën ajo funksionon, gjykata kushtetuese ia kërkon Venecias. As ata që zbritën nga mali në ‘45 nuk bënin naivitete të tilla. Më vjen keq se deri më tani gjykata po drejtohet si një federatë çiklizmi apoi skie. Si një aksesor të qeverisë. Ajo që bëri me mandatin e Xhaçkës ka qenë gjysma e fushës së ping pongut sepse duhet të merrte vendimin.

Mënyra se si e trajtoi mandatin e Xhaçkës ishte hidh prit, merr vendimin. E ka shkelur apo jo dhe tani del që tani që ju preket mandati sepse aty tashmë po luhet tjetër gjë me infot që kemi, e përdorën dhe aty do çojnë një nga ata xhahilët e Xhafës se kjo është pak si “soft” dhe s’ju duhet më dhe do çojnë dikë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA