Hetim paralel për Martinin! Familja e 14 vjeçarit po kërkon vetë të zbardhë vrasjen e të birit, avokati i tyre flet për Top Channel

04/12/2024 19:53

Familja e Martin Canit ka nisur një  hetim paralel me organet e drejtësisë për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari tregon për Top Channel avokati i tyre Redi Ramaj, në përpjekje sipas tij për të shuar konfuzionin mbi hetimin institucional.

“Mendojmë që zbardhja edhe e ngjarjes së ditës së premte mund të hedh dritë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pra kemi të bëjmë përfundimisht me një sherr fëmijësh që ka sjell fatalitet apo kemi të bëjmë me pjesëmarrjen e personave të tjerë që nuk janë bashkëmoshatarë? Të shumtë janë personat që kanë ardhur për ngushëllim e kanë dëshmuar të vërtetat që dinë, por nuk janë pyetur akoma nga organet ligjzbatuese”, tha avokati Redi Ramaj.

Krahas grumbullimit të dëshmive, avokati Ramaj ka nisur që prej  27 nëntorit kërkesat për marrjen e dokumentave shtetërore mbi rastin por dosja e 14 vjeçarit  nuk është dorëzuar zyrtarisht ende në duart e tij.

“Ne i kemi paraqitur kërkesat e domosdoshme prokurorisë dhe policisë. Nuk kemi ende ekspertizën mjeko-ligjore. Kemi bërë e një sërë shkresa për institucione të tjera duke nisur nga vetë shkolla për te na informuar për ditën e momentin e ngjarjes, a është zhvilluar i plotë mësimi për klasat e personave të përfshirë në konflikt. Deri sot akoma jemi në terrin e ditëve të para dhe kjo nuk është normale”, tha më tej avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA