Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, arrestohet 46-vjeçari në Durrës, akuzohet për…
04/12/2024 12:06
Arrestohet një 46-vjeçar në Durrës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Ndaj shtetasit me iniciale M.Z., është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për “shpërdorim detyre”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel