Nën kontrollin e bashkisë/ Për herë të parë do menaxhojë qendrat shëndetësore, shkollat dhe sektorë të bujqësisë

02/12/2024 15:36

Për herë të parë qendrat shëndetësore  shkollat dhe disa sektorë të bujqësisë do të menaxhohen nga bashkitë.

Do e jetë kjo e fundit që do të emërojë nëpërmjet një bordi të përbashkët drejtorin e qendrës shëndetësore apo kontrollin e orarit të mjekut që shërben në të.

“Nuk do të kemi vetëm godinën, por edhe personelin mjekësor”, Arber Mazniku, ministër i pushtetit vendor.

E njëjta gjë do të funksionojë edhe për shkollat apo për veterinerët.

“Do të ketë një bord të përbashkët me ministrin Arsimit për të vendosur drejtorin e shkollës”, tha Mazniku.

Kjo qasje e re ka nisur te pilotohet në 4 bashki të vendit si në Shkodër, Berat, Divjakë dhe Ersekë që nga tetori i këtij viti dhe zgjat  12 muaj.

“Është direktivë e BE që shërbimet të ofrohen aty ku është qytetari dhe bashkitë janë afër qytetarit”, tha Mazniku.

Nëse ky model i ri do të funksionojë në këto 4 bashki atëherë kjo skemë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit duke zgjeruar kështu funksionet e bashkive dhe kalimin e disa kompetencave nga qeveria qendrore drejt pushtetit vendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA