“Ai kishte paketuar rrobat dhe do të ikte nga shtëpia”, zbardhet dëshmia e djalit të 60-vjeçares, u ekzekutua nga shqiptari në Selanik

02/12/2024 11:50

Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes, tha djali i gruas 60-vjeçare që vdiq të dielën në mëngjes kur burri i saj 46-vjeçar e sulmoi me thikë.

Djali tjetër 29-vjeçar përfundoi i plagosur pasi ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.

Djali i 60-vjeçares tha për protothema.gr se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk e kishte dhunuar kurrë atë.

Kohët e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

Djali i gruas shton se gjithçka duket se ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte 29-vjeçarin që ndodhej në shtëpi me ta. Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e goditi në bark.

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas e goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij nuk rrezikon të vdesë për shkak të plagëve.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Sipas informacioneve djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë dhe ndodhet i shtruar në spital.

Autori nuk rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

Ai është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas një njoftimi përkatës dhe do të dërgohen në prokurori, pasi akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA