Shqiptarët ia marrin valles në sheshin kryesor të Athinës/ Flamuj, këngë dhe veshje kuqezi për 28 Nëntor

28/11/2024 19:31

Qindra shqiptarë kanë dalë në sheshin “Sindagma” të Athinës për të festuar festën kombëtare të 28 Nëntorit.

Ata ia kanë marrë valles, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi. Shqiptarët në të gjithë botën festuan ngritjen e flamurit në Vlorë.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA