
23/02 11:11
Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku tregoi gjendjen emocionale që po kalon familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë 10 ditë më parë.
Ai u shpreh se familja e 14-vjeçarit është në gjendje të kuptueshme pasi kanë humbur djalin e tyre, ndërsa shtoi se po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.
“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot. Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.
Top Channel