‘Qyteti sekret’ ushtarak nën akujt e Groenlandës, rishfaqet në imazhet satelitore (fotot)

27/11/2024 16:48

Në thellësitë poshtë shtesave të akullta të Groenlandës gjendet një labirint tunelesh që më parë konsideroheshin një nga vendet më të sigurta në botë, shkruan rrjeti britanik Metro.

Tunelet e krijuara gjatë rivalitetit të superfuqive të njohur si “Lufta e Ftohtë”  përfshiheshin në projektin amerikan “Iceworm” (Krimbi i akullit) kur SHBA kërkonte të vendoste raketa dhe mjete lufte në sistemin e tuneleve, në rast se përkeqësoheshin tensionet me BRSS.

Por më pak se një dekadë pas nisjes së projektit në vitin 1967 imjanti u braktis siç raportohej, kur studiuesit nisën të shqetësoheshin stabilitetin e ndërtimit dhe mundësisë së lëvizjes së akullnajës.

Sistemi tre km i gjatë i tuneleve kishte laboratorë, dyqane e kinema, si dhe akomodim për qindra ushtarë.

Ushtria e SHBA kishte larguar nga impjanti reaktorët bërthamorë të energjisë por jo mbetjet e shumta toksike që mbetën nën dëborë, shkruan rrjeti Metro.co.uk

Tunele të tilla janë ndërtuar nga shume ushtri paranojake në disa vendndodhje në botë, duke menduar se nevojitet një stehim në rast të Luftës së Tretë Botërore.

Një tjetër impjant gjigant ndodhet në pyjet e Worcestershire në Britani, ashtu dhe në malet Peters në Virginia, SHBA.

Një sistem tunelesh në Raven Rock në Pennsylvania besohet se mund të strehojë deri në 1,400 njerëz, shkruan Metro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA