“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00, Top Channel zbulon listën ku do aplikohet projekti
25/02 19:54
Edhe pse i zbukuruar me drita feste Elbasani nuk mund të fshihte dhimbjen për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani duke ju bashkuar sensibilizimit dhe protestës për më shumë siguri për fëmijët në shkollë apo kudondodhen.
Organizata të shoqërisë civile, mësues e prindër bënë thirrje për siguri për garantimin e shenjtërisë së jetës së një fëmije.
Organizimi nuk pati një pjesëmarrje masive duke treguar edhe një herë se mbyllja e dhimbjes brenda dyerve të shtëpisë dhe mosreagimi është një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie e cila nuk do të shërohet derisa të ndërgjegjësohet për fuqinë e saj për të ndryshuar.
Top Channel