Kurba e infeksioneve respiratore ka filluar rritjen.

Ulja e temperaturave gjate fundjavës ka rritur numrin e personave të prekur nga infeksionet respiratore.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë raportuar 12 mijë e 600 raste të prekur nga infeksionet respiratore në javën e 46-të, por me një trend në rritje krahasuar me javën paraardhëse.

Shërbimi i pediatrisë është i mbushur me pacientë të vegjël, ndërkohë që një numër i madh fëmijësh trajtohen në kushte ambulatore apo duke respektuar protokollin mjekësor në kushte shtëpie.

Ndërkohë tek fëmijët e vegjël ka nisur të përhapet virusi Koksaki apo siç njihet ndryshe infeksioni viral dorë-gojë-këmbë dhe varicela e fëmijëve.

Janë kryesisht fëmijë që frekuentojnë kopshte e çerdhe, ç’ka bën që të përhapen më shpejt këto sëmundje infektive tek të vegjlit.

Të dyja këto sëmundje shfaqin temperaturë të lartë dhe puçrra në lëkurë.

Mjekët këshillojnë që fëmijët të mbahen në shtëpi dhe të mos dërgohen në institucionet arsimore në mënyrë që të frenohet infektimi i fëmijëve të tjerë.

Ndërkohë që në vend po qarkullon edhe virusi i gripit dhe mjekët këshillojnë që qytetarët të nxitojnë të vaksinohen për sa kohë nuk janë prekur ende nga gripi  dhe kërkohen dy javë që nga dita e vaksinës të krijohet imuniteti ndaj virusit të gripit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA