Përplasje, gaz lotsjellës dhe autobot me ujë/ Përfundon pas tri orësh protesta e opozitës, rikthehet në normalitet qarkullimi i automjeteve

26/11/2024 19:58

Tirana u paralizua për tre orë pasi opozita bllokoi pesë pikat kyçe të kryeqytetit.

Qarkullimi i automjeteve iu rikthye normalitetit pas përfundimit të tubimit, ndërsa qytetarët qëndruan për orë të tëra të bllokuar në trafik.

Fillimisht zhbllokimi nisi në sheshin “Willson” e “Zog të Zi” dhe më pas në tri pikat e tjera të bllokuara nga protestuesit.

Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit vijuan me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Deputetët ishin të ndarë në disa grupe në 5 pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Willson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet.

Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.

Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion e lëshuar nga efektivët për shpërndarjen e protestuesve.

FOTO GALERI
2/112

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA