LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politikë të Hamasit janë larguar nga territori i tij dhe disa prej tyre kanë shkuar në Turqi.
Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, Uashingtoni shprehu shqetësim për këtë zhvillim dhe paralajmëroi qeverinë turke që të mos u jepte atyre strehim.
Katari u tërhoq nga ndërmjetësimi midis Hamasit dhe Izraelit në fillim të këtij muaji dhe njoftoi se përfaqësuesit e grupit militant ishin larguar nga territori i tij. ((Mandatory cg. US State Department))
Uashingtoni paralajmëroi Turqinë që të mos u ofronte strehë udhëheqësve të Hamasit.
“Udhëheqësit e një organizate të egër terroriste nuk duhet të jetojnë të qetë askund”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një mbështetës i vendosur i Hamasit dhe e karakterizon grupin si një lëvizje çlirimtare, ((end courtesy)) madje ai shpalli një Ditë Zie Kombëtare për udhëheqësin e vrarë të Hamasit Ismail Haniyeh. Analistët thonë se udhëheqësit e Hamasit kanë qenë vizitorë të rregullt në Turqi.
“Ata kanë vite që shkojnë e vijnë në Turqi. Haniyeh, i cili u vra nga Izraeli në Teheran, ishte në Turqi më 7 tetor 2023”, thotë Soli Ozel i Institutit për Shkenca Humanitare në Vjenë.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë se nuk ka plane që Hamasi të hapë një zyrë politike në Turqi, por Ankaraja këmbëngul se do të vazhdojë politikën e saj të angazhimit dhe pritjes së anëtarëve të Hamasit.
“Së pari Ankaraja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj [ndaj Hamasit]. Së dyti, ata do të vazhdojnë dialogun me Hamasin për të arritur vendosjen e paqes. Kemi nevojë urgjente për paqe dhe stabilitet. Dhe nëse e ndërpresim lidhjen me Hamasin, me kë do të flasim?”, thotë Mesut Casin, një këshilltar i presidencës turke.
Izraeli ka vrarë disa pjesëtarë të udhëheqjes së Hamasit, por deri sot nuk ka pasur njoftime për ndonjë sulm në Turqi. Izraeli thotë se Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë grup terrorist, nuk duhet të gjejë një strehë të sigurt në Turqi.
“Ata do t’i gjejnë udhëheqësit e Hamasit dhe do t’i vënë në shënjestër kudo që të jenë. Por duhet të shtoj se Turqia e ka paralajmëruar Izraelin që të mos veprojë në territorin e saj. Pra kjo krijon tensione të panevojshme në një rajon të mbushur me tensione”, thotë Gallia Lindenstrauss e Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.
Hamasi ende mban peng më shumë se njëqind izraelitë dhe analistët thonë se megjithëse Izraeli i ka denoncuar marrëdhëniet e Turqisë me Hamasin, lidhjet e Ankarasë mbeten të dobishme për Izraelin. Kjo u bë e qartë këtë muaj, kur pati njoftime se kreu i agjencisë izraelite të zbulimit Shin Bet u takua në Turqi me homologun e tij turk.
“Turqia dhe Izraeli komunikojnë ndryshe me njëri-tjetrin në publik dhe ndryshe në kanalet diplomatike dhe bashkëpunimin e sigurisë. Kështu ka qenë gjithmonë”, thotë studiuesi Ozel.
Izraelitët e kanë vlerësuar Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump si një mbështetës të vendosur i Izraelit, duke bërë që disa analistë në Turqi të paralajmërojnë se lidhjet me Hamasin rrezikojnë të shndërrohen në një minus për Turqinë dhe një arsye për tensione me administratën e re amerikane. /voa
Top Channel