Irani është i gatshëm t’i përgjigjet Izraelit, deklaroi Ali Larijani, një këshilltar i lartë i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tasnim, zyrtari iranian tha se përgjigja do të kishte për qëllim “rikthimin e parandalimit ” .
Përveç kësaj, Larijani hodhi poshtë pretendimet izraelite se transferimet e armëve për Hezbollahun janë kufizuar ndjeshëm. Komenti ironik që ai bëri ishte: “Nga vijnë armët? Nga Marsi?’
“Times of Israel” raporton se intervista u zhvillua të mërkurën pasi Larijani vizitoi Libanin dhe Sirinë.
Më 26 tetor, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme kundër objektivave ushtarake në Iran, disa javë pasi Irani kishte lëshuar rreth 200 raketa balistike në Izrael, duke shkaktuar një vdekje dhe dëme të vogla materiale.
Kujtojmë se Teherani ka premtuar se do t’i përgjigjet sulmeve izraelite .
Top Channel