“Liderët mbajnë fjalën në kolltuqe të rehatshëm”/ “The Guardian” komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?

13/11/2024 09:34

Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë nga 200 shtete të botës u mblodhën për dy ditë në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, aty ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Sipas “The Guardian”, Rama ka dalë jashtë skenarit, duke thënë se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë”, pasi pa liderët e tjerë bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltuqe të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e Cop29 në Baku.

“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond. Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë”, u shpreh ai.

Rama vuri në dukje deklaratën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se emetimet e karbonit u rritën midis mbledhjes së fundit të Cop dhe asaj që u mbajt këto dy ditë.

“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?”, pyeti Rama. “Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA