Tregu më i madh i ushqimeve me shumicë në Londër mbush 50 vjet (fotot)

12/11/2024 19:28

I vendosur në bregun jugor të lumit Tamiz në Londër, tregu ushqimor ‘New Covent Garden’ është më i madhi e më i rëndësishmi në Britani për frutat, perimet e lulet.

Ai është i rrethuar nga ndërtesat e larta të biznesit por ka lidhjet e tij me rrugë të nëndheshme ku tregtarët vijnë nga i gjithë vendi për të blerë ose sjellë prodhimin.

“Është një nga sekretet e ruajtura mirë të Londrës,” thotë drejtoresha Jo Breare për rrjetin AFP në 50-vjetorin e tregut.

Tregu historik i frutave e perimeve u zhvendosur nga qendra kulturore e Londrës, më në jug në Battersea në 11 nëntor 1974, për t’u zgjeruar e modernizuar.

Gary Marshall ka punuar këtu për 45 vjet në dyqanin e tij të shumicës, bashkë me rreth 200 biznese të tjera që furnizojnë me ushqim dyqanet, restorantet e hotelet e kryeqytetit.

Familja e tij është në gjeneratën e tretë të lidhjes me tregun, dhe tashmë i biri George do të marrë drejtimin e biznesit.

“Tregu i ri i Covent Garden është pjesë e jona, tani është pjesë e jetës së djalit tim, dhe ndoshta dhe e djalit të tij. Kur hynë në këtë jetë, duket se nuk del dot më”, shton Marshall, i cili tashmë drejton shoqatën e qiraxhinjve të dyqaneve të tregut.

Ai tregon se dita e punës zakonisht nis rreth orës 10:00 të darkës kur në treg nis të vijë furnizimi me ushqime nga e gjithë Evropa dhe bota.

“Pasi ndodh kjo, nis pazari dhe tregu zgjohet, eshte shume emocionuese”, tregon Marshall, duke shpjeguar se njerëzit tregtojnë sipas stilit të vjetër, me njëri-tjetrin, dhe puna vijon deri në agim.

“Kështu që kur njerëzit janë duke u zgjuar nga gjumi për të shkuar në punë këtu nis të blerë qetësia. Ne këtu jemi si një qytet me dy treqind vetë,” shton ai.

Puna natën është vendosur prej një dekade për të mos rënduar trafikun e ngjeshur të kryeqytetit, dhe kjo e bën të vështirë tërheqjen e gjeneratës së re, thotë me keqardhje Marshall, për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/7
I vendosur në bregun jugor të lumit Tamiz në Londër, tregu ushqimor ‘New Covent Garden’ është më i madhi e më i rëndësishmi në Britani për frutat, perimet e lulet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA