“Kuvendi ju jep paratë të bëni detyrën, jo të ngatërroheni me politikë”, Bardhi debat me kryetaren e Autoritetit të Dosjeve: Verifikimi i figurës…

12/11/2024 15:15

Në Komisionin e Ligjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Autoritetit Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Ai hodhi dyshime për përdorimin politik të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit.

Bardhi, tha se ky institucion është vetëofruar për t’u keqpërdorur politikisht për dosje të veçanta, e si shembull ai solli debatin mi dosjen “IM”.

“Një nga arsyet pse Kuvendi ju jep paratë është të bëni detyrën dhe të mos ngatërroheni me politikë. Dy vite me pare, nxorët një letër dhe ia dhatë Kryetares së Kuvendit, sikur keni zbuluar një gjë të madhe.  Lindita Nikolla, doli në konferencë dhe shpalli tronditjen e saj politike, njerëzore e psikologjike. U morën mediat dy muaj dhe u harruan. A mund të na thoni ça u bë me atë çështje? U përfshitë në politikë! U keqpërdorët politikisht dhe çështja u shua! A mund të na thoni ça po ndodh? U shokua në atë kohë kryeparlmentarja. Taulant Balla lidhi kokën me shami. Kjo vë në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni dhe ju nxjerr lehtësisht të keqpërdorur publikisht. Një iniciative nga ana juaj, pa e kërkuar njeri. E keni qetësuar Lindita Nikollën ju apo ça është bërë me këtë çështje”, tha Bardhi.

Kryetarja e Autoritetit iu kundërpërgjigj: “Ne nuk kemi pasur ndonjë kërkesë për verifikim të figurës për personin ne fjale. Në qoftë se do të ketë ne do ta bëjmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA