Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në një aksident në Pakistan.
Autobusi me të cilin ata udhëtonin humbi kontrollin dhe përfundoi në një lum në rajonin Gilgit-Baltistan të Pakistanit verior. Autobusi po transportonte të ftuar në një dasmë.
Sipas autoriteteve vendase janë konfirmua 2 të plagosur dhe 8 të zhdukur, mes të lënduarve është dhe nusja.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka shprehur ngushëllimet për të afërmit e viktimave, duke u bërë thirrje ekipeve të shpëtimit që të intensifikojnë kërkimet për personat e zhdukur.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit. Megjithatë, kushtet e këqija atmosferike dhe cilësia e rrjetit rrugor në vend janë përgjegjëse për një numër të madh aksidentesh dhe fatkeqësish.
Top Channel