Kandidatja për komisionere e Zgjerimit të BE-së, sllovenia Marta Kos deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria mund t`i mbyllin t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok përkatësisht deri në vitin 2026 dhe 2027.

Këto komente, ajo i bëri teksa fliste në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian, ku i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së. Kos, që shpreson të marrë dritën jeshile të komisionit për të marrë në dorë frerët e zgjerimit të unionit, u shpreh gjatë seancës dëgjimore se do të jetë e “përkushtuar” për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe se do ta mbajë si parim qëndrimin se ato duhet të anëtarësohen në bazë të meritave dhe përmbushjes së reformave dhe kushteve për anëtarësim.

“Sot, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ekziston një mundësi reale për të afruar një apo dy vende nga fundi i procesit të negociatave. Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027”, u shpreh Marta Kos, kandidate për Komisionere e Zgjerimit.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh mbetjeje në vendnumëro, Podgorica i rinisi negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre. Shqipëria ndërkohë e  hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor. Kos theksoi se gjatë mandatit të saj, nëse do të emërohet, do të ngul këmbë që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj vendeve në procesin e zgjerimit. Megjithatë, nuk dihet nëse ajo do të arrijë ta marrë postin e mbajtur deri tan inga Oliver Varhelyi, për të cilin u propozua në shtator nga presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA