Donald Trump është drejt zgjedhjes si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ai kryeson me 277 vota elektorale, përkundrejt 226 vota elektorale të Harris.
Në fjalimin e fitores, ai premtoi se do të rregullojë problemet në vend.
“Është një lëvizje si asgjë më parë, të jem i sinqertë kjo është lëvizja më e jashtëzakonshme politike, që do të ndihmojë vendin tonë të shërohet. Do të rregullojmë kufijtë, do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë. Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri. Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falenderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47 dhe 48 do të luftoj për të ardhme tuaja. Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike“, u shpreh Trump.
Ai do të jetë presidenti i dytë në historinë e SHBA-së që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland.
Top Channel