04/12 22:47
Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore deri 16°C, në zonat e ulëta 2 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 9 deri 23°C.
Top Channel