Mbështeti publikisht Kamala Harris, Taylor Swift thirrje amerikanëve: Të martën janë zgjedhjet dhe ky është shansi i fundit për të votuar!

05/11/2024 11:15

Këngëtarja dhe fituesja e disa çmimeve Grammy i ka kujtuar amerikanëve që të votojnë.

“Të martën janë zgjedhjet në SHBA dhe shansi juaj i fundit për të votuar”, tha Swift,  në një postim në rrjetin social Instagram, ku numëron 283 milionë ndjekës.

Një mori personazhesh të famshëm kanë mbështetur publikisht Harrisin ose Trumpin, por është e paqartë nëse miratimi i tyre për secilin nga kandidatët ka fuqinë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Mbështetja fillestare e Swift pa një rritje të mprehtë në regjistrimin e votuesve, por një sondazh i kryer nga ABC News dhe Ipsos zbuloi se 81% e të anketuarve thanë se miratimi i saj nuk kishte asnjë ndryshim në gjasat e tyre për të votuar për Harris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA