Hapet ura e madhe e Kukësit, Rama ironizon Berishën: Nga penxherja u tha që iu këputën këmbët, kur nuk ka fare

04/11/2024 13:40

Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë për qytetarët.

E projektuar nga një prej arkitekti italian Giorgio Rizzo,  Ura e Re i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar qarkullimin në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Zëvendësministren Belinda Balluku ishte sot në përurimin e Urës së re dhe hapjen e trafikut për këtë zonë.

“Tani është shumë e rëndësishme që ura hapet edhe hapet për të gjithë, edhe për ata që ç’nuk thanë për urën, deri tek lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët urës, s’ka këmbe, e ka trupin të shtirë përgjatë një hapësire drite që është nga më të mëdhatë, hapësira drite të një ure në Europë. Falë dhe talentit dhe nuk diskutohet eksperiencës së projektuesit italian, por falë dhe punës së bërë nga kompania.

Dhe ndërkohë pasi ura mbaroi duheshin plotësuar dhe kushtet për dy a tre komunitete  të tjera rreth kësaj zone, të cilave u duhej dhënë akses në mënyrë që të garantohej lehtësia e transportit për ta. Kështu që sot jemi ne ditën e bukur me diell të hapjes së urës.

Gjëja që duhet kuptuar, vetëm se kush s’do ta kuptojë s’ka për ta kuptuar, është ekzakt kjo, që nga pikëpamja e trasesë rruga ishte hapur me këto ngërçet e tmerrshme këtu në hyrje te qytetit të Kukësit dhe në zonën ku u ndërtuan ato urat e tjera, por nga pikëpamja e volumeve dhe e garancive e standardeve ishte bërë vetëm gjysma e volumit të punës.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA