“Financa”/ Ministri Malaj prezanton projektbuxhetin 2025: Presim rritje ekonomike me 3.9 %!

04/11/2024 11:57

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2025.

Malaj tha se, projektbuxheti i vit të ardhshëm mbështet rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, që garantojnë mbështetje të zhvillimit ekonomiko-social të vendit.

Malaj theksoi se, në skenarin bazë të programimit makrofiskal për vitin 2025, parashikohet që rritja ekonomike të arrijë në nivelin 3.9 %.

“Aktualisht ekonomia është në një moment të mirë, rritja në gjashtëmujorin e parë ishte 3.9%, e ndikuar kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi. Pritshmëritë edhe për tremujorin e tretë janë pozitive, ndaj kemi rishikuar projeksionet për rritjen ekonomike nga 3.7% më 3.9%. Papunësia është ulur, ndërkohë është rritur punësimi dhe pagat.

Pr/buxheti i vitit 2025, parashikon që viti të mbyllet me suficit prej 0.5 miliardë lekë. Për vitin 2025 presin që niveli i borxhit të zbresë në 55.8% nga 56.3% që e presim në fund të këtij viti. Parashikojmë rritje ekonomike në 3.9%, e ndikuar nga konsumi, nga shërbimet, rritja eksporteve. Rreziqet mbeten të balancuara dhe të menaxhuara” tha Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA