Tedi Blushi takim me drejtuesit e PL në SHBA dhe BE: Të riorganizohemi fuqishëm, kudo në Diasporë! T’i dalim përballë…

03/11/2024 18:00

Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komisionin e Diasporës, mbledhje e zhvilluar online.

Në fjalën e tij, Sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi u shpreh se sot, kur bëhen dy javë nga arrestimi i Presidentit të PL Ilir Meta, përcjell mesazhin e tij për një shumëfishim të aksionit në diasporë si dhe nxitja e strukturave atje që të jenë më aktive.

Ndër të tjera ai tha se ‘Është e domosdoshme që të gjitha strukturat tona në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian t’i dalin përballë narkoshtetit’.

Pjesë nga fjala e Blushit:

Referuar faktit që Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fiks si sot dy javë, u rrëmbye në mënyrë terroriste nga Narkorregjimit i Edi Ramës.

Së pari, më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta për secilin nga kryetarët e Partisë së Lirisë në Diasporë dhe sigurisht tju përcjell mesazhin e tij për nevojën e shumëfishimit dhe intensifikimit të aksionit tonë në Diasporë, jo vetëm për ti njohur me situatën shumë të rëndë në të cilën ndodhet vendi, por edhe për të nxitur më shumë strukturat tona që të jenë më aktive sidomos në këtë situatë të paprecedentë për partinë tonë dhe sigurisht edhe për vendin.

Sigurisht që besoj se jeni njohur edhe nga mediat, por edhe nga komunikimet që kemi patur fiks dy javë më parë, pra ditën kur Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta u rrëmbye dhe u ndalua politikisht pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, mbështetur vetëm në një vullnet tërësisht politik dhe kriminal të Kryebanditit Edi Rama dhe ju falënderoj sërish dhe për solidaritetin që nëpërmjet jush na është përcjelle nga të gjithë anëtarët tanë në Diasporë dhe vecanërisht mijëra anëtarët tanë në SHBA, për të cilët tashmë është e qartë si drita e diellit që ky rrëmbim terrorist i Presidentit Meta ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe jo rastësisht ndodhi në prag të fushatës zgjedhore të vitit të ardhshëm dhe vetëm për ti garantuar Narkoshtetit të Edi Ramës, përmes sigurisht Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave tona kombëtare.

Mënyra tërësisht denigruese, degraduese dhe cnjerëzore e rrëmbimit të Presidentit Meta nga persona me maska, të paidentifikuar, pa dinstiktiv, me automjete private dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut dhe të cdo ligji, mbështetur mbi një dosje farsë, që është cmontuar edhe nga vetë Presidenti Meta me sqarimet e tij publike, nuk tregon gjë tjetër, veçse faktin që ky Narkoshtet që tashmë ka nën kontroll të gjitha Institucionet, që ka kapur për fyti edhe drejtësinë, që sot po shërben si hanxhar apo si vrasëse me pagesë e pluralizmit politik në vend, të demokracisë dhe mbi të gjitha të opozitarizmit të vërtetë i duhet, pra këtij rregjimi ti shkurtojmë orën sa më shpejt.

Është e domosdoshme që të gjitha strukturat tona në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian të vlerësojnë me realizëm dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe sigurisht të vendosura në drejtim jo vetëm të një organizimi më efikas, por sigurisht edhe të njohjes të kësaj situate dramatike dhe të përcjelljes së informacioneve në të gjithë vendet dhe miqtë tanë të huaj, sepse është shumë e rëndësishme të theksohet që Shqipëria është Shteti i parë në historinë e Europës që identifikohet si Narkoshtet, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në të gjithë historinë e Europës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA