Leao kthehet në lojtar stoli/ Portugezi mund të largohet nga Milani, klubi spanjoll gati të bindë kuqezinjtë me “Messin e ri”

01/11/2024 18:06

Rafa Leao duket se është kthyer në një lojtar stoli, me trajnerin Fonseca që pritet ta lërë në pankinë portugezin dhe për takimin e radhës me Monzën.

Ndërsa Leao nuk ka komentuar asgjë për situatën, Barcelona kanë rindezur interesin e saj për lojtarin pasi e ndoqi atë verën e kaluar.

Kuqezinjtë janë të vetëdijshëm për gjendjen pasi portugezi fiton 7 milionë euro neto në sezon dhe është kontraktuar me klubin me një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro .

Barcelona është në një gjendje të pasigurt financiare për momentin dhe është praktikisht e pamundur që ta konkretizojnë transferimin e 25-vjeçarit këtë dimër apo verën e ardhshme, sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport.

Katalanasit janë gati që të bindin Leaon që të bëjë çmos për të lënë Milanin në janar, teksa po bëjnë gati që të bindin kuqezinjtë me një ofertë modeste, duke ofruar dhe atë që dikur quhej “Messi i ri”, Ansu Fatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA