Arrestohet “gabimisht” Olivia Rodrigo, këngëtarja: Mendova se polici donte autograf, por…

30/10/2024 21:48

Këngëtarja me famë globale Olivia Rodrigo u arrestua teksa po udhëtonte nga Kanadaja në Portland.

Në emisionin e Jimmy Fallon, 21-vjeçarja zbuloi se si pjesë e turneut të saj botëror, ajo ishte “në telashe me ligjin” për herë të parë.

“Kemi qenë në kontrollin e kufirit, jap pasaportën dhe më thonë ‘ok, kaloni’. Por më pas trokasin në derën e autobusit dhe thonë ‘na duhet Olivia’”. Fillimisht mendova se polici cili mund të donte një autograf.”, tha ajo.

Më tej fituesja e çmimit Grammy rrëfeu se “Ishte ora 3 e mëngjesit dhe isha i rraskapitur. Më pyetën nëse isha arrestuar ndonjëherë. Unë iu përgjigja “jo, nuk jam arrestuar”, por ata vazhduan “je i sigurt?” dhe fillova të dyshoj. Mendova ‘ndoshta më kanë arrestuar sërish dhe nuk e mbaj mend?’”, tha ajo me shaka. Pas 30 minutash, oficeri e pyeti përsëri emrin e saj, në këtë moment Rodrigo tha: “Olivia Rodrigo, R-O-N-T-R-I-G-O”.

“Më pas efektivët më thanë se kishte ndodhur një keqkuptim. Më tha se është një vajzë që më ngjan shumë, është në të njëjtën moshë dhe është arrestuar shumë herë. Emri i saj është Olivia Rodriguez ”, përfundoi këngëtarja dhe tekstshkruesja.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA