“Anëtarësimi në BE, proces transformues”/ Spiropali: Kuvendi mbështetje maksimale institucioneve të drejtësisë

30/10/2024 18:35

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE- Shqipëri të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Tiranë, për zhvillimin e mbledhjes së 18-të të këtij Komiteti.

Kryetari i Komitetit, Marco Tarquinio, e informoi Spiropalin mbi  ecurinë e mbledhjes së Komitetit dhe diskutimet me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit në BE, si një proces transformues, objektiv strategjik kombëtar dhe prioriteti numër një i Kuvendit, pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare të 15 tetorit, për vijimin e reformave të pakthyeshme integruese e demokratizuese, garantimin e pavarësisë së pushteteve, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkushmërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA