“Kryebashkiaku nuk ka sinjalizuar asnjë rrezik”/ Vangjeli në Top Story: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi, Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Ai e cilëson atë si përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo është një situatë e pashembullt në histori dhe një shenjë e “regjimi absolutar”.
“E pashembullt në histori! Regjim absolutar! Miq, sot Edi Rama votoi ligjin për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës kur ai vjedh! Në fakt, ligjin e ka për veten e tij! Në ‘Fermën e Kafshëve’ të Orwell-it, të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët! Është më e ndershme që Edi Rama të legalizojë vjedhjen, sesa të bëjë ligje të veçanta për mbrojtjen e vet dhe të “derrave” të tij”, shkruan Berisha.
Top Channel