12 emigrantë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën udhëtonin u përmbyt në Tobruk në Libinë Lindore.
Sipas informacioneve të deri më tanishme, kanë emigrantët janë me origjinë nga Egjipti, ndërsa mësohet se një burrë u shpëtua i gjallë. Të 13 burrat ishin nisur për në Itali të dielën.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të egjiptianëve që tentojnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me synimin për të arritur në Evropë, pasi janë përballur me papunësi dhe inflacion të lartë në vendin e tyre.
Libia është bërë një qendër tranziti për migrantët që përpiqen t’i shpëtojnë konfliktit dhe varfërisë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme që nga përmbysja e Muamar Gaddafit në kryengritjen e vitit 2011. nga 44 vende.
Top Channel