‘Vampirja’ 18-vjecare e Polonisë, varrosur me zinxhirë e drapër rreth qafës që të mos kthehej nga bota e të vdekurve (fotot)

28/10/2024 16:52

Skeleti e ‘Zosia’ u zbulua në një fshat jugor polak, ku aristokratja u gjet e varrosur me një drapër të mprehtë rreth qafës dhe zinxhirë në gishtat e këmbëve, për të parandaluar që ajo ‘të rikthehej nga bota e të vdekurve’.

Fshatarët e trembur nga ajo që njihej si  ‘vampire e botës reale’, kishin vendosur mbrojtje të dyfishtë ndaj kufomës së femrës së re, për të parandaluar sipas tyre, që ajo të ngrihej nga varri.

Ekspertët kanë studiuar informacionet mbi gruan e linçuar nga paniku i turmave ndërsa një ilustrim artistik zbulon sesi mund të dukej ajo.

Zosia besohet se ishte 18 vjeçe në kohën e vdekjes, rreth 350 vjet më parë në shekullin e 17të.

Skanimet e kockave kanë zbuluar një deformim në gjoksin e saj që duket t’i kishte shkaktuar dhimbje, por që besohet se ishte gjithashtu dhe shkaku i diskriminimit dhe frikës nga banorët.

Kjo ka bërë që e reja të etiketohej si ‘vampire’ dhe më pas të sakrifikohej e të varrosej, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Por megjithë deformimin ilustrimi artistik sugjeron se ajo kishte një fytyrë të bukur, me sy blu dhe flokë të shkurtër.

Zbulimet per Zosia prezantohen ne dokumentarin me dy pjese “Fusha e Vampireve”, ne rrjetin Sky History.

Ajo është një nga rreth 100 skelete të gjetur jashtë një fshati pranë qyteti jugor polak Torun, Poland.

Ajo u zhvarros në 2022 nga arkeologu Dariusz Polinski dhe gruaja e tij Magda Zagrodzka.

Gjatë gërmimeve në Pien lopata e vogël e Profesor Polinski hasi atë që tingëllonte si metal. Ai më pas zbuloi se ishte i vetmi skelet që i kishin vënë një drapër mbi qafë prej frikës së Zosia mund të ngrihej nga varri.

Drapri i mprehtë e i harkuar gjithashtu besohet se do t’i priste kokën nëse ajo tentonte ta bënte një gjë të tillë.

Zosia mbante gjithashtu veshje të mëndafshtë koke, duke treguar se ishte e një statusi të lartë shoqëror.

Ekzaminuesi Dr Heather Edgar tha se deformim i dukshëm do të ketë qenë i dhimbshëm për  Zosia dhe gjithashtu e evidentonte në mënyrë negative te të tjerët, sipas rrjetit The Times.

Vdekja e saj në kohën e luftërave suedezo-polake mund të tregojnë se mund të ketë qenë suedeze dhe ‘një e huaj e padëshiruar’, thonë ekzaminuesit.

Nga 100 varret e zbuluara në fushën e Pien rreth 30 kishin shenja të lidhjes ose kufizimeve të tjera të kufomave, prandaj vendasit e quajnë at “Fusha e Vampirëve”.

Disa nga varret ishin pa emër dhe disa të tjera u gjetën me fytyrë poshtë, të tjera kishin monedha në gojët e të vdekurve.

“Mënyrat për t’u mbrojtur nga rikthimi të vdekurve ishin prerja e kokës ose e gjymtyrëve, vendosja me fytyrë poshtë nga dheu ose makabritete të tjera si këto”, tha Profesor Poliński për rrjetin MailOnline.

Çuditërisht vetëm Zosia kishte një drapër rreth qafës, çka sugjeron se asaj i trembeshin më tepër nga të tjerët. Studiuesit polakë thonë se vetëm një rast i ngjashëm me te është gjetur mes varreve të vjetra në qytetin e Pączewo.

Në disa pjesë të Evropës sidomos mes popujve sllavë, besimi se kishte njerëz vampirë ishte i gjerë dhe shpesh shkaktonte linçime masive dhe panik mes njerëzve naivë.

Sot teori të tilla vampirësh promovohen nga filma e libra si ‘Dracula’ nga Bram Stoker, apo Nosferatu nga F W Murnau.

Profesor Polinski thotë se do të rikthehet në Pien për të tjera gërmime, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
2/5
Zosia besohet se ishte 18 vjeçe në kohën e vdekjes, rreth 350 vjet më parë në shekullin e 17të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA