Më pak se 24 orë Lezha është përgjakur nga aksidentet rrugore.

I pari u regjistrua ditën e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Milot ku mbeten të lënduar dy persona, rreth orës 21.00 një tjetër aksident u regjistrua po në autostradën Lezhë- Milot ku viktimë mbeti Bledi Sokoli 30 vjeç.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se mëngjesin e sotëm aksidenti i tretë u shënua në afërsi të fshatit Kotërr në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku si pasojë e përplasjes së një motori me një zetor ka mbetur i plagosur një person 30 vjeç, i cili është në gjendje të rënde për jetën në spitalin e Lezhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA