Në një kohë që politika ka nisur fushatën për të joshur diasporën për të qenë preferenca e tyre në parlamentaret e 2025 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është më garë më kohën për implementimin e votimit nga jashtë.
Hapi i parë është hedhur në Komisionin Rregullator duke i hapur derën të gjithë emigranteve me apo pa dokumente identifikimi te vlefshme.
“Edhe një dokument identifikimi pasaporte apo karte identiteti, në momentin krijohet llogaria dhe behet kërkesa për regjistrim, mundet te përdorët dhe një dokument qe i ka kaluar afati i vlefshmërisë pasi në këtë moment këto dokumente duhen për të identifikuar shtetasin dhe nuk kanë lidhje me afatin e vlefshmërisë”, tha për Top Channel Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit rregullator.
Kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano në një intervistë për Top Channel sqaron se pasaportat apo kartat e identitetit të skaduara mund të përdoren vetëm ne fazën e regjistrimit. Pas këtij momenti emigrantët duhet të nxitojnë të rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit në mënyre që te mos pengohen për te votuar.
“Pra ne momentin e regjistrimit mund të regjistrohen me një dokument qe i ka kaluar afati i vlefshmërisë sa i përket votimit do ndiqen të njëjtat kushte qe për cakton ligji për zgjedhësit brenda vendit, pra me dokument te vlefshëm”, tha ajo.
Në zgjedhjet e pranverës për herë te pare do ketë dy lista një për votuesit nga jashtë dhe një tjetër për ata brenda territorit. Por, nëse për arsye të ndryshme emigrantët do e kenë te pamundur të votojnë në shtetin ku ata jetojnë atëherë mund të kthehen në atdhe.
“Nëse një shtetas shqiptar ka shprehur dëshirën për të votuar dhe është regjistruar por vlerëson që në një afat të caktuar nuk mund rinovojë kartën e identitetit apo pasaportën përmes platformës elektronike ka të drejtën të kërkojë rikthimin në listën e zgjedhësve brenda vendit”, shprehet Nano.
Në ndihmë diasporës i ka ardhur dhe Ministria e Brendshme e cila në prag të zgjedhjeve parlamentare i jep mundësinë e rinovimit të kartës se identitetit apo pasaportës biometrike pa pasur nevojën për të aplikuar për të dy dokumentet njëherësh, duke u paraqitur pranë përfaqësive diplomatike në shtetin ku ata jetojnë.
Top Channel