Gjatë një daljeje në “Despierta America”, Noa sqaroi prapaskenat e martesës së tyre të shkurtër që zgjati nga viti 1997-1998. I pyetur për divorcin, ai deklaroi se “pjesë e atij divorci ishte faji i Diddy”.
“Kur Sony erdhi dhe e pagoi miliona, Puffy (Combs) do të ishte një nga producentët e disa këngëve të albumit të parë, ‘On The 6’. Ky është momenti kur nisën mashtrimet, gënjeshtrat dhe ndarja”.
Më pas vijoi:
“Unë isha duke hapur restorantin tim në Los Angelos dhe ajo mes Miamit dhe New-Yorkut duke punuar për albumin. Kur mundesha, shkoja të qëndroja me të. Aty, në atë distancë, në atë ndarje nisi mashtrimi”.
Gjatë intervistës, Noa tha se shkatërrimi i martesës njollosi karrierën e tij dhe i shkatërroi mundësitë e disa punëve.
“E pyesja Jennifer, ‘çfarë të bëra që ti të më çoje në gjykatë, të më akuzoje, gënjeje, të thoshe gjëra të pavërteta për mua dhe ke telefonuar disa kompani që të më hedhin tutje dhe rrjete televizive që të mos më punësojnë? Pse, nëse s’të kam bërë asgjë? Lëreni të thotë të vërtetën, lëreni të tregojë gjithçka ka ndodhur”.
Jennifer dhe Diddy ishin të lidhur nga viti 1999-2001. Pas skandaleve të Combs, janë rishfaqur shumë foto të dikurshme të dyshes.