“Ora e Muzës” në Lezhë/ Edicioni i 13-të i festivalit letrar, organizuar nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja”

23/10/2024 12:28

Në Lezhë është mbajtur edicioni i 13-të i festivalit letrar “Ora e Muzës”, një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja”.

Ky event ka për qëllim të bashkojë poetët dhe lexuesit e poezisë, duke inkurajuar njëkohësisht edhe talentet e reja në fushën e artit letrar.

Kryetari i klubit, Hekuran Koka, u shpreh se sivjet, përveç poezisë, është vlerësuar edhe proza, e cila është përmbledhur në një botim të veçantë me 45 tregime nga autorë të ndryshëm po ashtu ai theksoi se kjo qasje e zgjeruar synon të pasurojë përvojën letrare të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij edicioni u shfaqën figura të njohura të letërsisë, si poetja Alketa Gashi Fazlliu, e cila kryesoi jurinë, shkrimtari dhe poeti Primo Shllaku, si dhe Alfons Zeneli, fituesi i çmimit “Gjergj Fishta” për poezinë më të mirë.

Në fjalët e tyre, ata vunë theksin mbi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, të cilat shërbejnë si hapësira të domosdoshme kulturore, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një art që shpesh mbetet në hije.

Edicioni i këtij viti u mbajt në Shëngjin, një zonë bregdetare e bukur, ku natyra dhe poezia u ndërthurën në harmoni.

Përveç leximeve poetike, pjesëmarrësit përjetuan magjinë e peizazheve bregdetare, me tingujt e valëve që përforcuan atmosferën e këtij festivali kulturor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA