Dy pilotë gjermanë vdesin në aksidentin e shfaqjes ajrore ‘të epokës’ në Finlandë (fotot)

21/10/2024 18:01

Dy pilotë gjermanë kanë vdekur kur avioni i tyre i Luftës së Dytë Botërore mori flakë disa minuta pas ngritjes, në jug të Finlandës, njoftonte të premten policia vendase.

Avioni dy-vendësh menjë motor T-6 Texan – model i njohur amerikani viteve 1930-te që tashmë përdoret në shfaqje ajrore, u përplas papritur në një pyll pranë fushës ajrore të Rayskala duke marrë jetën e “dy pilotëve me eksperiencë,” tha policia.

“Avioni i vogël u rrëzua pak pas ngritjes”, tha në një deklaratë policia, teksa zyrtarët finlandezë dyshonin per një avari në motor.

Autoritetet thanë se avioni ishte shitur në Gjermani kohët e fundit dhe ishte në fluturimet e testimit para se të kthehej aty.

Rrjeti finalandez STT, tha se viti i prodhimit të avionit ishte 1942 dhe se ishte sjellë në Finlandë në 2020.  Mjeti ishte inspektuar këtë muaj, sipas mediave vendase.

Rayskala është rreth 100 km larg kryeqytetit Helsinki, dhe ka qendrën më të madhe të sporteve të aviacionit në rajon, sipas faqes së saj të internetit.

FOTO GALERI
1/2
Avioni dy-vendësh menjë motor T-6 Texan – model i njohur amerikani viteve 1930-te që tashmë përdoret në shfaqje ajrore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA