“Kush është në krye të Maqedonisë…së Veriut”, Rama: Se nuk dua të më telefonojë kolegu grek të thotë që nuk i pëlqen emri

15/10/2024 11:28

Gjatë fjalës përmbyllëse në konferencën e mbajtur në Luksemburg me ministrin e jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Varhelyi, Rama i bëri thirrje BE-së për mbështetje.

Teksa po fliste për Maqedoninë e Veriut, Rama e theksoi emrin e shtetit, duke thënë me ironi se nuk dëshiron të marrë një telefonatë nga homologu grek e ta kritikojë.

“Ju lutem, duhet të tregohemi seriozë. Gjithmonë vjen momenti, momenti për të bllokuar, lërini vendet të rriten, të bëjnë punën e tyre, të zbatojnë gjithçka është e nevojshme, për të pasur sundimin e ligjit, dhe kur vjen fjala për tu bërë anëtarë tu thuash, jo s’më pëlqen emri juaj.

Por jo kur vendet kanë nevojë për njohuri, për ndihmë e mbështetje, se pastaj do te keni një vend ku 20 vjet më parë, kishte një komunitet të padiskutueshëm pro euroatlantik dhe sot kush është në krye të Maqedonisë… Maqedonisë së Veriut, nuk dua një telefonatë nga kolegu grek që të më thotë the Maqedoni, jo jo, është e Veriut, faleminderit”-u shpreh kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA