Sfida të tilla përmirësojnë intelligjencën dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve të përdoruesit, sipas psikologëve.
Kjo dhomë me objekte të vendosura në mënyrë të rrëmujshme duket se ka tërhequr dhe një të ftuar ‘të pavend’, që është në fakt një insekt kurioz i fshehur mes orendive shtëpiake.
Nëse vendosni në përdorim aftësitë e ‘shikimit dhe zbulimit’ mund të gjeni merimangën dinake brenda dhjetë sekondave, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Krijuesit thonë se imazhe të tilla quhen ‘iluzione optike’, që do të thotë se përveç elementeve të dukshme, ka dhe të tjera që duhet ca kohë e përpjekje për të pikasur.
Sfida këtu është pikasja e merimangës që fshehu thuajse në mënyrë të përkryer në skenën e paraqitur.
Nëse e zbuloni ose nëse nuk keni durim të studioni më tej, në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni përgjigjen, si dhe të tjera iluzione për të mbajtur aktive vigjilencën tuaj.
Top Channel