Presidenti amerikan kërkoi bllokimin e mbi 20 mijë votave me postë, gjykata e apelit rrëzon kërkesën e Trump për Kaliforninë 30/10 21:10
51 persona u vranë dhe 174 u plagosën nga sulmet izraelite në Liban të shtunën, konfirmon ministria libaneze e shëndetësisë.
Sipas deklaratës së ministrisë në jug të vendit vdiqën 14 persona, ndërsa u plagosën 63 të tjerë. Një tjetër sulm i madh në Nabatiyeh vrau të paktën 10 persona dhe plagosi 50. Ministria tha gjithashtu se tre persona u vranë në Beqaa, 22 në Malin Liban dhe dy në veri të vendit.
Nga ana tjetër, Ministria izraelite e Mbrojtjes (IDF) tha se goditi objektivat “terroriste” të Hezbollahut në atë qytet.
Top Channel