Bagëti e Bujqësi, në Përmet zbuloi fshatin e vreshatave. Atje në Qilarisht në çdo “ centimertër” tokë është mbjellë një rrënjë rrushi.
Banorët e Përmetit pasi e vjelin rrushin e bëjnë atë raki ose verë. Por çuditërisht në Përmet rakia pihet nga burrat, por bëhet nga gratë.
Të përgatisësh raki tradicionale me kazana bakri kërkon mbi 6 orë të qëndrosh aty pranë zjarrit, dhe këtë durim e kanë vetëm gratë që të cilat më pas i dehin burrat me raki Përmeti.
Gazetarja, Rudina Muça: Mirela sa vite ke që prodhon raki?
Mirela Teka: Unë kam mbi 20 vite që prodhoj raki.
Gazetarja, Rudina Muça: Në Përmet ka diçka të çuditshme, rakia bëhet nga gratë dhe pihet nga burrat. Përse kjo traditë
Mirela Teka: Nuk e di, por besoj se ne e bëjmë më të mirë. Një kazan do 6 orë të bëhet. Unë vetë se pij rakinë, por nuk ia lë askujt ta bëj.
Gazetarja, Rudina Muça: Epo gëzuar me raki Përmeti.
Top Channel