Policia e Kosovës njofton se është arrestuar shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin dje në Veternik të Prishtinës, me pasojë 8 të plagosur. 

“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak”, thuhet në raportin policor.

“Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i drejtues i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është në hetime”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA