Nga burimet e pastra të Lajthizës! Monitorimi nga laboratorët e BE: Uji plotëson standartet e kërkuara nga vendet anëtare

11/10/2024 15:46

E ndodhur mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, fabrika e prodhimit të ujit Lajthiza e nisi aktivitetin 25 vjet më parë.

Stabilimenti i ngritur në fshatin Lajthizë të bashkisë Fushë Arrez, rrethi Puke merr ujë nga burimi ne malin Rosh 1600 metra i lartë.
Lajthiza sot pihet jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por eksportohet në Europë e deri në Amerikë, Tajvan e Dubai, kërkesa e radhës është nga Australia.

Në janar të këtij viti, pas disa vitesh monitorimi nga Laboratori Ndërkombëtar SGS Fressenius Institute, Bashkimi Europian e përfshiu Burimin Lajthiza dhe Ujin Natyral Mineral Lajthiza, si një produkt, i cili plotëson të gjitha standartet e kërkuara nga vendet anëtare.
Me kapacitet 40 mijë shishe në një orë, në fabrikën Lajthiza gjithçka është automatike. Projektet e reja ndjekin njëra tjetrën.

“Tani jemi në fazën kur sapo kemi hedhur në treg produktin e parë, i cili është ujë natyral mineral i gazuar, në ambalazh plastik. Direkt më pas, ne do të hedhim pijet e gazuara në këtë linjë të re, ujin natyral mineral me aroma. Në tetrapack, një produkt vegan, zero aditiv, zero sheqer, zero ngjyrues”, u shpreh Eva Halluni, Drejtoreshë Teknike në “Lajthiza”.

Një tjetër arritje në verën e këtij viti është marrja e çmimit vlerësues maksimal 3 yje për ujin natyral mineral në shishe qelqi nga International Taste Institute Brussels, ku një juri e përberë nga degustues profesionistë nga mbarë bota dha për Lajthizën këtë vlerësim maksimal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA