FOTOLAJM/ Nga pritja deri tek inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, çfarë s’u pa nga vizita e Erdogan
11/10/2024 13:47
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai u prit në Rinas nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndërsa më pas është nisur drejt Presidencës ku është pritur nga presidenti Bajram Begaj.
Pas takimit me homologun e tij shqiptar, Erdogan u nis drejt Kryeministrisë ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku mbajtën një konferencë të përbashkët.
Më pas liderët vijuan me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.
Top Channel