Arrestimi në Francë i Ermal Beqirajt, gazetarja zbulon detaje në Top Story: Dyshohet se ka në pronësi dy avionë, një jaht i është sekuestruar në Shqipëri
Analisti Arian Curri tha se vendimi për të anuluar seancën plenare në Kuvend ditën e sotme ishte i drejtë.
I ftuar në “Top Story”, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, Curri u shpreh se qeveria kishte frikë se deputetët e PD do të vijonin me “mosbindjen civile” dhe do të prishnin qetësinë.
“Nuk mund të përdorësh konfliktet e brendshme për të prishur marrëdhëniet me vendet jashtë. Nga frika se mund të ndodhte një prishje rendi e kanë bërë mirë anulimin”, tha Curri.
Sipas tij, arsyeja që gjatë protestës së opozitës, policia sulmoi me gaz lotsjellës është që të mos dëmtohej xhamia që do të inaugurohej.
Në të njëjtën temë, analisti Lorenc Vangjeli, tha se Erdogan duhet të mbante një fjalim edhe në Parlament.
Top Channel