Zija Çela fiton “At Zef Pllumi” në Lezhë mes 38 autorëve, romani i saj “Koka mbi katror” vlerësohet si më i miri 07/04 19:59
Një ekspozite për të na risjelljë në vëmendje, një nga perlat e natyrës shqiptare, siç është Kelmendi, u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër.
Janë 55 piktura të artistit Gjelosh Mitaj të frymëzuara nga bukuria e bjeshkëve të Vermoshit, Lëpushës e Selcës. Piktori, besnik i natyrës me veprat e tij të kujton eposin e kreshnikeve.
Mitaj shquhet për stilin e tij të veçante dhe detajet teksa pikturat e tij janë një promovim i mirëfilltë për një zonë me potenciale shumë të mëdha turistike.
Pjese e ekspozitës janë edhe 15 portrete të figurave historike me origjinë nga Kelmendi i Malësisë se Madhe.
Top Channel