Skena të forta seksuale/ Kompania ajrore u kërkon falje pasagjerëve për shfaqjen e filmit me Dakota Johnson

08/10/2024 21:47

Kompania Qantas u ka kërkuar falje pasagjerëve në një fluturim nga Sidnei në Japoni, pasi një film me përmbajtje seksuale u vu në ekranet e pasagjerëve në aeroplan.

Pasagjerëve në fluturimin për në Haneda iu shfaq  Daddio, një film i vitit 2023 me Dakota Johnson dhe Sean Penn.

Filmi është vlerësuar me R për “gjuhën dhe materialin seksual” në SHBA dhe MA15+ për “gjuhën e ashpër” në Australi.

Problemet teknike nënkuptonin se përzgjedhja individuale e filmit nuk ishte e disponueshme, kështu që pas një kërkese nga disa pasagjerë, ekuipazhi zgjodhi të shfaqte filmin për të gjithë fluturimin. Pasi pasagjerët kuptuan përmbajtjen e filmit, anëtarët e ekuipazhit e stopuan atë dhe në vend të kësaj vendosën një film për fëmijë në ekrane, sipas The Guardian.

“Filmi nuk ishte qartësisht i përshtatshëm për t’u luajtur gjatë gjithë fluturimit dhe ne u kërkojmë sinqerisht falje klientëve për këtë përvojë”, tha një zëdhënës i Qantas.

“Të gjitha ekranet u ndryshuan në një film miqësor për familjen për pjesën tjetër të fluturimit, që është praktika jonë standarde për rastet e rralla kur përzgjedhja individuale e filmit nuk është e mundur.

“Ne po shqyrtojmë se si u përzgjodh filmi.”

Pas fluturimit, disa pasagjerë ndanë përvojën në rrjetet sociale. Njëri e përshkroi filmin si “40 minuta penis dhe gjoks”.

“Këta fëmijë të gjorë dhe prindërit e tyre pse duhej t dëgjonin gulçimet nëpër avion”, shkroi pasagjeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA