Ajo që njihet së fundmi në rrjet si “shkencëtarja më tërheqëse në botë”, Rosie Moore ka shpërndarë një foto të vetes e zhytur në një pellg të turbullt krokodilësh, si dhe duke folur për pasionin e saj për natyrën dhe famën në rrjet.
Biologia bukuroshe njihet tashmë prej më shumë se 220,000 të abonuarve në rrjet që ndjekin aventurat e saj në Florida me predatorë të specieve të ndryshme, si dhe me zhytjet e saj në ujërat e egra të lokalitetit.
Në fundjavë Rosie shpërndante imazhin me bluzën me krokodilë teksa kërkonte për zvarranikë të egër e gjarpërinj në zonat e egra të juglindjes së SHBA.
“Isha lutur për të qenë këtu,” komenton Rosie në foton e pellgut të mbuluar me gjethe.
Më herët Rosie u bë e famshme kur zbuloi se ishte sëmurur nga ethet pas pickimeve të insekteve teksa jetonte në natyrën e Amerikës së Jugut.
Por ajo gjithsesi shtonte se udhëtimi ia kishte vlejtur dhe se asgjë nuk e ndalonte dot nga puna e saj eksploruese.
“Hezitoja pak të shpërndaja këtë pasi shumë njerëz janë të trembur të udhëtojnë në vende të largëta, por ata harrojnë se gjithçka është natyra e vetme dhe unë i inkurajoj të lëvizin për të parë të gjitha vendet e largëta të botës”, shkruante ajo.
Në postimin e saj në Instagram, Moore fliste me sinqeritet për kameran mbi numrin ‘e çmendur’ të artikujve që janë shkruar për të dy vitet e fundit, fillimisht nga rrjeti britanik Daily Star.
“Në fillim mendoja se nuk do të shpërndaja asnjë ngakëto artikujt e ‘Shkëncëtares më tërjeqëse në botë’, pasi ka shhumë studiues seriozë që më ndjekin. Mednoja se do të më prishte karrierën”.
Por influencuesja thotë se ka dhe elemente pozitive për ekspozimin në rrjet siç është mbështetja e ardhur nga fansat e rinj.
“Megjithse është e çuditshme që një shkencëtare të quhet tërheqëse, le të jetë kjo diçka pozitive në mbrojtje të kafsheve dhe botës natyrore”, thotë studiuesja.
Top Channel