Ju kishte marrë malli për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”?! Epo, kemi lajme të mira për ju…

“Në Kuadër të Dashurisë”, ishte filmi i parë i prodhuar nga Top Media, realizimi i parë i Top Channel Films. Ky projekt bëri bashkë disa nga aktorët më profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit dhe arriti që të korrë një sukses të jashtëzakonshëm.

“Në Kuadër të Dashurisë” e nisi rrugëtimin e tij në një mbrëmje gala më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të vazhduar më pas shfaqjet në të gjithë Shqipërinë. Por jo vetëm kaq, pasi filmi vazhdoi me një tur nëpër Europë dhe botë, duke shkuar në çdo qytet ku ka shqiptarë. Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Zvicra, Gjermania, Anglia, Belgjika, Italia, SHBA dhe Kanada, ishin disa nga shtetet që e mirëpritën me krahë hapur këtë film dhe ku në shumë vende ishin të pranishëm dhe yjet e kastit.

E tashmë ka kaluar 1 vit që nga premiera e këtij projekti kinematografik që mori të gjithë vëmendjen e publikut. Top Channel Films vjen me një dhuratë për të gjithë publikun. Për herë të parë, “Në Kuadër të Dashurisë” vjen me 15 minuta skena të reja që nuk i keni parë më herët.

Të entuziasmuar?! “Director’s Cut” e filmit tuaj të preferuar, vjen ekskluzivisht në Cineplexx, nga 17 tetori! Mos e humbisni! Për më shumë informacion vizitoni faqen films.top-channel.tv

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA