Peshkatarët në brigjet meksikane të Karaibeve përgatiten për tjetër uragan shkatërrimtar pas ‘Helene’ (fotot)

07/10/2024 18:46

Peshkatarët shiheshin sot teksa mundoheshin të siguronin barkat e tyre në portin Puerto Progreso, në Meksikë, teksa është njoftuar afrimi i stuhive dhe urraganit Milton në gadishullin meksikan Yucatan, dhe në ditët në vijim përsëri drejt Florida në SHBA.

Urragani i radhës në Gjirin e Meksikës vjen shpejt pasi atij që vrau më shumë se 130 njerëz në Florida, banorët e të cilës po marrin përsëri urdhra evakuimi pas shkatërrimit solli stuhia.

Governatori Ron DeSantis, i cili ka shpallur emergjencën në 51 nga 67 zonat e shtetit të Florida tha se pastrimi dëmeve të uraganit Helene duhet bërë para ardhjes së stuhisë Milton në mesin e javës.

Uragani Helene goditi brigjet e Florida më 26 shtator si një stuhi e kategorisë 4, por çuditërisht mbolli shkatërrim e përmbytje deri në 250 km në brendësi të kontinentit.

Shumë komunitete në zonat malore u shkatërruar dhe kanë mbetur ende pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.

DeSantis tha se në Florida është rivendosur energjia elektrike pas uraganit, pas dislokimit të grupeve të shumta të elektriçistëve në zonat  goditura, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/4
Peshkatarët shiheshin sot teksa mundoheshin të siguronin barkat e tyre në portin Puerto Progreso, në Meksikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA