Bagëti e Bujqësi sjell historinë e të riut që urren TikTok-un! 15 vjeçari: Shes boronica për të blerë librat e shkollës

07/10/2024 16:16

Emisioni “ Bagëti e Bujqësi” në Top Channel solli historitë e familjeve që jetojnë në stan për të mbledhur boronica.

Gazetarja, Rudina Muça, në bjeshkë të Tropojës gjen fëmijë të moshave të ndryshe, ata gjatë verës shpërngulen nga Bajram Curri për në Alpe me familjet e tyre për të mbledh boronica.

Erion Gjoni, është 15 vjeçari nga Bajram Curri, i cili thotë se që në moshën 7 vjeçare çdo verë vjen në bjeshkë për të mbledh boronica. Ndryshe nga moshatarët e tij Erioni, i pëlqen natyra dhe e urren teknologjinë.

Rudina Muça: Erjon sa vjeç je ?

Erion Gjoni: Unë jam 15 vjeç.

Rudina Muça: Sa vite ke që mbledh boronica? Dhe sa kilogram arrin të mbledhësh ti në ditë ?

Erion Gjoni: Unë kam 8 vite që vij në bjeshkë për të mbledh boronica dhe arrij të mbledh deri në dy kilogram në ditë.

Rudina Muça: Me paratë e boronicave çfarë bën më pas?

Erion Gjoni: Paratë ia jap babait, dhe ai më pas më blen librat dhe teshat për shkollë.

Rudina Muça: Të merr malli për shokët që ke në Bajram Curr?

Erion Gjoni: Me merr pak, por kam edhe shokë këtu nuk është se më mungojnë shumë, pasi kam edhe këtu shok me të cilët luaj

Rudina Muça: Erion si është të rrish pa telefon, pa TikTok dhe Instragram?

Erion Gjoni: Nuk është asgjë, sepse unë nuk e pëlqej shumë teknologjinë më pëlqen të rri këtu në natyre me kafshët.

Rudina Muça: E çfarë mendon ti për ata të rinj që duan të rrijnë gjatë gjithë ditës në TikTok?

Erion Gjoni: U them të largohen nga ekrani të dalin të luajnë e të shëtisin me shokët si dhe të harxhojnë sa më shumë kohë më familjen tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA